KreuCelebrity

Kardashianet publikojnë foton e fundvitit, Kylie Jenner nuk shfaqet gjëkund!

Si çdo vit, familja Kardashian publikon kartolinën personale kushtuar këtyre festave. Të gjithë anëtarët e familjes mblidhen së bashku për të realizuar një foto përshëndetëse për fansat. Këtë herë, ndër motrat nuk u pa ajo që po përflitet më së shumti…
https://www.instagram.com/p/BdF4QiclnD4/
Kylie Jenner refuzoi pjesëmarrjen në set, e me aq sa përflitet, kjo ka ndodhur për shkak të shtatzënisë së saj. Kylie dyshohet se është në pritje të ëmbël, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ajo apo familja e saj. Nga ana tjetër, të tilla mungesa të shtyjnë të mendosh se Jenner së shpejti do të sjellë një fëmijë në jetë.
https://www.instagram.com/p/BdJVe3ulj5F/
Megjithatë, Kylie nuk ishte e vetmja që mungonte. Djali i vetëm i familjes, Rob Kardashian, e ka shmangur gjithashtu një pjesëmarrje të tillë. Epo, Rob duhet të ketë patur arsye personale…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF