Tashmë jemi mësuar të shohim vajzat e ekranit me veshje të njejta. E në fakt, rasti i Luanës është ndër ato më të shpeshtët, duke qenë se veshjet e saj i kemi parë edhe në trupin e të tjerë personazheve të ekranit. Por, këtë herë, ka qenë aktorja Rudina Dembacaj ajo që ka bërë ‘xing’ me moderatoren.
Ndoshta nuk ju kujtohet një ndër veshjet e Luanës në ‘Pa Limit’: një ‘jumpsuit’ ngjyrë rozë, me pjesëm e sipërme ngjitur pas trupit, dhe e modeluar me dantella në të poshtmen. Marsi i vitit që po lëmë pas e gjeti kështu moderatoren në një nga puntatat e ‘Pa Limit’, ndërsa Rudina është paraqitur njësoj në vendin e saj të lindjes, Lezhë.
https://www.instagram.com/p/BRTT4GIjpCU/
Dembacaj ka qenë e pranishme gjatë një koncerti të mbajtur atje, ku dhe nga ka postuar dy foto. Mes falenderimesh dhe komplimentash për Lezhën, aktorja duket vërtetë ndryshe me stilin e zgjedhur. Kjo ka qenë zgjedhja ideale për Rudinën në këtë fundvit, ndërsa ne po ju pyesim: kush duket më bukur, Luana apo Rudina?
https://www.instagram.com/p/BdLWkXggh_b/



















