KreuCelebrity

Eneda Tarifa ja merr këngës në restorant, një ministër e shoqëron me kitarë

Atmosfera festive tashmë është kudo nëpër qytete dhe gjithashtu do të thotë edhe më shumë kohe e lirë për tu takuar me miqtë dhe të afërmit, si dhe më shumë kohë për tu argëtuar dhe të hequr mendjen nga streset e përditshme.

Duket se këtë atmosferë janë duke e shijuar edhe personazhet e ekranit si dhe politikanët. Në një video që këngëtarja dhe modertaorja Eneda ka postuar në rrjetet sociale, gjatë kohës që ndodhej në një restorant, ajo shfaqet duke kënduar këngën e njohur në të gjithë botën “Haleluja”.

E ndërkohë që Eneida këndonte, në kitarë është shoqëruar nga Elton Deda, por edhe nga një prej figurave më të rëndësishme të qeverisë, ministrit të Buqësisë Niko Peleshi, i cili tashmë ka zbuluar për të gjithë një talent të tij.

Padyshim që në restoranti  ku kanë qenë Eneda, Eltoni dhe ministri Peleshi, është krijuar një atmosferë e këndshme, por ajo që ka rënë më shumë në sy me siguri ka qenë interpretimi i Niko Peleshit i cili është i njohur si një figurë politike, ndryshe nga Eneida dhe Eltoni, të cilët janë pjesë e botës së artit prej shumë vitesh tashmë.

 

Good company, good food, good wine, good music and a lot of tenderness in @hani_i_pazarit with @tondeda @adelaprendi @edakucaj @arturrrapaj @npeleshi #christmas2017

A post shared by Eneda Tarifa ♈️ (@enedatarifa) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF