DASHI
Është një ditë disi e nderlikuar kjo e sotmja. Një bisedë me një familjar apo shefin ka mundësi t’ju emocionojë ose t’ju tmerrojë. Merreni me sportivitet dhe bëhuni gati të fluturoni andej nga ju shtyn era. Mos e shmangni ditën e punës.
DEMI
Planet për udhëtim ose do të shtyhen, ose so të anulohen. Nga ana tjetër, mund të udhëtoni pa e patur fare ndër mend. Një rrugëtim i tillë mund të lidhet me mundësi edukimi ose pune të reja.
BINJAKËT
Sot kontrolloni fillimisht financat. Diçka e paparashikueshme do të ndikojë në rritjen e biznesit tuaj apo mirëqënien e një prone të përbashkët. Mos rrini indiferentë kur duhet ta dini ç’po ndodh.
GAFORRJA
Partneri ose miku i ngushtë mund t’ju sulmojnë krejt papritur. Mund të jetë për të mirën tuaj, edhe pse do të duket çmenduri. Do të tronditeni sepse do të vijë si surprizë.
LUANI
Shumë punë të vogla sot mund të ecin për ters. Fatmirësisht, jeni plot ide origjinale, që do t’ju çojnë drejt zgjidhjeve gjeniale. Mund të impresiononi dikë pa dashur.
VIRGJËRESHA
Ata që janë prindër duhet t’i mbajnë sytë hapur, sepse e paparashikushmja mund të ndodhi për fëmijët tuaj. Planet dhe takimet sociale duhet t’i shtyni për një ditë tjetër. Nga ana tjetër, mund t’ju vijë një ftesë surprizë.
PESHORJA
Prioritete të vogla sot mund të shtyhen në plan të dytë. Kjo do t’ju ndryshojë shumëçka në rutinën ditore. Një vizitor i papritur do t’ju trokasë në derë me lajme interesante.
AKREPI
Bëni kujdes pasi sot mund të keni shumë përplasje. Sigurisht, kjo nuk do të thotë dëme të mëdha, por duhet të siguroheni që të shmangni shpërqendrimet. Është ditë ideale për takime të reja dhe vizita në vende ku nuk keni qenë më parë.
SHIGJETARI
Mbani sytë nga financat sepse një e papritur mund të ndikojë paratë ose mirëqënien tuaj. Mund të gjeni para, por edhe mund t’i humbisni ato. Siguroni gjithçka që ka lidhje me monedhën.
BRICJAPI
Do ta keni të lehtë të mendoni ndryshe dhe kjo do të sjellë ide të reja dhe novatore. Kjo nuk është gjithmonë diçka e mirë, por ky nuk është rasti juaj. Mos shkoni në drejtimin e të tjerëve, por nga ana që ndjeni vetë.
UJORI
Nuk do të ketë pushim për ju sot. Po prisni diçka me padurim, duke harruar që mund të mos jetë idealja për ju. Mos injoroni përfitimet, por mos u fiksoni shumë pas tyre. Jetës nuk i dihet.
PESHQIT
Një mik mund t’ju mrekullojë sot. Ose vetë ju mund të surprizoni të tjerët me ide krejt origjinale. Po mendoni për diçka ndryshe për t’u lidhur edhe më shumë me miqtë. Mbani sytë hapur: diçka e mirë ju pret.


Horoskopi, e premte, 26 janar


Horoskopi, e enjte, 25 janar 2018


Horoskopi, e mërkurë, 24 janar


Horoskopi, e martë, 23 janar 2018


Horoskopi, e Hënë, 22 janar 2018

Horoskopi ditor, 21 janar 2018

Horoskopi, e shtunë, 20 janar


Horoskopi, e premte, 19 janar


Horoskopi, e enjte 18 janar, 2018

Horoskopi, e mërkurë, 17 janar

Horoskopi, e martë, 16 janar 2018

Horoskopi ditor, 15 janar 2018
