Pas dy raunde votimi, Armado Duka është rizgjedhur sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Me një diferencë prej 14 votash nga kundërshtari i tij kryesor, Bashkim Fino, Duka ia ka dalë që të sigurojë një mandat të pestë për drejtimin e FSHF. Konkretisht nga numërimi i votave të 65 delegatëve në raundin e dytë, Duka ka marrë 38 vota, Fino 24, katër u shpallën të pavlefshme, ndërsa kandidati i tretë në garë, ish-arbitri Shpëtim Hala nuk arriti të merrte asnjë votë.
Në përfundim të votimit, Duka u shpreh i lumtur për rezultatin dhe e cilësoi procesin të rregullt.
“Iu falenderoj të gjithëve për mbështetjen. Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, kandidati humbës, Bashkim Fino u shpreh se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, pasi sipas tij ishte një proces votimi i paligjshëm.
“Procesi ishte i parregullt. Në votim morën pjesë shoqatat e paligjshme. Lista e delegatëve ishte e paligjshme. Çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore”, u shpreh ai.





Edhe Twitter në ndjekje të Snapchat

Syzet më të mira për çdo sezon










Pak ngjyrë në garderobën tuaj


Armani i vesh burrat me pëlhurë kadife

Bugatti makina më e shtrenjtë? Gaboheni
