KreuHoroskop

Cili model këpucësh ju përshtatet më shumë sipas shenjës së zodiakut?!

Surprizë! Me siguri po prsini me padurim të zbuloni shenjën tuaj. Këpucët konsiderohen si ndër më të rëndësishmet në një veshje, e jo pa faj. Përplotësojnë imazhin, ashtu sikurse janë kryesoret kur vjen puna tek komforti.

Të famshmit shpenzojnë me mijëra dollarë për këpucët, e këtu nuk përfshihen vetëm femrat. Nga ana tjetër, këto të fundit kanë shumë variacione në modele, duke qenë se larmishmëria e stileve duket se nuk ka të mbaruar. Me taka, të sheshta, atlete, çizme (të gjata ose deri tek kyçi), kambale…Uh, duket se numëruam vetëm disa.

Kështu, për meshkujt mund të jetë çudi, por për femrat është ëndërr një garderobë e mbushur me rafte vetëm me këpucë. Aq mjafton për të nisur një udhë të mbarë drejt kombinimit perfekt. Klasi, eleganca, por edhe sportiviteti dëshmohet më së miri në bazë të këpucëve, kështu që, djemtë bëjnë mirë të mos i pengojnë më vajzat në blerjet e radhës! Tashmë, mbetet për të zbuluar vetëm cili model ju përshtatet më së miri në bazë të shenjës së zodiakut?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF