KreuInterior

Si të rifreskojmë interiorin e apartamentit tonë për stinën e pranverës

Kur flasim për dekor pranveror, gjithçka lidhet me rifreskimin e hapësirës, duke e lënë stinën e dimrit prapa, duke i mbajtur gjërat sa më të thjeshta, të ndriçuara, si dhe duke futur aksesorë me ngjyra të ndezura.

Revista Bordo ju servir këshilla koherente se si ta arrini këtë gjë.

Përfshirja e materialeve të qëndrueshme, të cilat nuk vijnë të mbingarkuara. Kjo gjë bën të mundur krijimin e një lidhjeje midis jetës së përditshme dhe argetimit, me shumë pak mundim.

Le të përpiqemi të vjedhim nga pranvera më te mirën që ka për te ofruar. Përdorimi i degëve te lulëzuara, shtimi i gjelbërimit në çfarëdo lloj forme, i jep jetë hapësirës.

Është e pamundur që aksesorët e shtëpisë t’i ndërrojme me ardhjen e çdo stine, por nëse jeni duke arreduar apartamentin tuaj, mos u joshni më nga bronxi, por nga elementet e florinjta. Ngjyra e verdhë e aksesorëve, do t’i japë menjëherë pamje më të freskët apartamentit tuaj.

Rifreskimi pranveror ndikon gjithashtu dhe në pastrimin e shpirtit tuaj. Zgjedhja e ngjyrave të çelëta në tekstile, e kthen dhomën tuaj në një vend të qetë dhe paqësor, duke ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërsëdrejtë në gjëndjen tuaj emocionale.

Kur themi printe të guximshme, i referohemi modeleve botanike, të pasura me gjethe; apo printe të pasuruara me gurë. Menjëherë, ajo hapësirë e apartamentit tuaj, do të japë freskinë që ju kërkoni të merrni nga pranvera.

Në dhomën e ditës dhe në dhomën e gjumit, një shkëmbim i shpejtë i tekstileve, mund t’ju sjellë pranverën brënda pak minutash. Hiqni aksesorët e errët, tapetet, rrugicat dhe detajet e lëkurës. Në vend të tyre, përdorni pambukun ose materiale të tjera të lehta.

Ngjyrat e ndezura në bashkëpunim me ndiçimin e mirë të dhomës, bëjnë punë të mirë për t’i dhënë dhomës pamje pranverore. Aksesorët kanë peshë të madhe në kompletimin interiorit tuaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF