KreuFashion

Mbërthyer fort pas të bardhës/ Ja veshjet që ju duhen medoemos në garderobë!

Edhe pak dhe nuk do të na duhet të durojmë më provokimet e stinës. Dielli do të na shoqërojë për muaj me radhë, kështu do të ndriçojë shumëçka rreth nesh. Dhe kur themi shumëçka, e kemi fjalën për garderobën në veçanti.

Nuk e mohojmë dot që po presim me padurim të veshim të çelëta, duke i hedhur tutje (për më vonë!) veshjet e zymta të dimrit. Kemi lirinë të vishemi hollë, të zgjedhim kombinimet më perfekte dhe t’i përshtatemi totalisht stinës, pa u stresuar për të ftohtin e madh. Siç edhe e kemi thënë më parë, këtë sezon udhëheq e bardha dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Madje, kemi veçuar disa nga vajzat e ekranit shqiptar, të cilat kanë arritur ta bëjnë këtë tendencë të vetën, duke u paraqitur kokë e këmbë me këtë nuancë. Duke qenë se edhe vera pritet të ndikohet shumë nga e bardha, ne ju sjellim disa sugjerime për veshjet dhe aksesorët që nuk duhet t’i ndahen garderobës tuaj. Sepse, viti pasardhës, mund t’ju gjejë duke i riveshur modelet e mëposhtme!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF