Më e mira e të mirave! Nëse jeni në kërkim të ndonjë maske, atëherë ndalni kërkimet se po jua sjellim ne!
Kjo maskë me papaja dhe kos është e mrekullueshme për fytyrën tuaj. Nëse po pyesni se si përgatitet, edhe këto do jua themi tani. Është shumë e thjeshtë! Në një tas bashkoni këto dy produkte me njëra tjertën dhe masën e krijuar aplikojeni në fytyrë në formën e një masazhi. Lëreni të pushojnë për 15-20 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Kaq është. Mund ta bëni që tani.
Ah, ndoshta duhet të shkoni si fillim në supermarket, pasi nuk mendojmë që do keni papaja në shtëpi. Dhe për çfarë shërben se harruam t’jua a thonin për pak: i jep fytyrës suaj shkëlqim, lufton rrudhat dhe ua bën lëkurën më të freskët.



















