KreuFashion

E pandashmja e femrës, një nga pjesët më të rëndësishme të veshjes

Themeli I çdo veshjeje, simboli I njohur në emancipimin e grave: reçipetat! Ato janë bërë shumë më tepër sesa ajo që përcaktohet në jetë. Të dizenjuara për të dhënë mbështetje aty ku është e nevojshme më shumë, kjo veshje e përditshme ka shoqëruar femrat, duke u transformuar dhe evoluar me to në shoqëri.

Megjithatë, që të kuptojmë historikun e reçipetave, duhet të rikthehemi pas në kohë… Atëherë kur reçipetat nuk ishin fare të tilla, pavarësisht funksionit të tyre të përditshëm.

Gjithçka filloi me një korse…

Korseja. Jam e sigurt që keni dëgjuar për të. Ndoshta jeni tronditur nga qëllimet e saj kufizuese, ose ndoshta jeni mahnitur nga ekzistenca e saj në një moment të frymëzuar nga Moulin Rouge. Megjithatë, shpejt korseja provoi se binte në kundërshtim me stilin e jetesës të atyre që e vishnin.

Krijimi I reçipetave…

Në vitet 1930 imazhi I tyre fillon të përafrojë me produktin që ne kemi sot. Busti u bë më I rehatshem. Forma që krijuan dhe rehatia që ato të jepnin, e bëri veshjen e reçipetave më të dëshirueshme nga femrat.

Personazhe publike të famshme ndikuan në linjën e të brëndshmeve të femrave…

Rreth fundit të Luftës së Dytë Botërore, femrat ishin gati për pak argëtim në zgjedhjen e rrobave të tyre të brëndshme. Ndikuar nga vitet e arta të Hollyëood dhe finesa e aktoreve femra në ekran, reçipetat filluan të trajtoheshin me ngjyra tashmë dhe me modele më të guximshme.

Stili I veshjes ndryshon, si rrjedhim ndikoi dhe tek reçipetat…

Reçipetat nuk u preferuan në vitet 1960-1970, pasi stili I të veshurit u bë më I thjeshtë dhe tabutë sociale po fillonin të zbuteshin. Kjo periudhë, ka qënë periudha e JO – reçipetave, e cila nxiste pamjen natyrale, të patransformuar.

Nëse e vishje, duhet ta tregoje…

Në vitet 1980, nuk ishte e mjaftueshme të dije se kishe veshur reçipeta të bukura dhe seksi, të gjithë duhej ta dinin! Modelet e reçipetave me dantella ishin shumë në modë dhe yjet si Madonna sollen nocionin e të ekspozuarit gjithçka.

Le të bëhemi sportive…

Femrat në botë u prezantuan me një lloj të ri modeli mbështetjeje. Rehatia ishte më e madhe duke u kujdesur më shumë për funksionin, sesa për estetikën.

Iluzioni optik…

Ndikimi I teknologjisë në të vërtetë filloi të përhapë sferat e brëndshme në fund të mijëvjeçarit. Synimi kryesor ishte ekzagjerimi I proporcioneve, duke I kthyer reçipetat kështu, në veshje poshtë veshjes.

Sot, femrat kanë shumë mundësi zgjedhjesh, duke veshur diçka të përshtatshme për rastin, apo të përshtatshme me karakterin.