I kemi konsideruar më tepër si çanta plazhi, por është koha që tashmë t’i shohim në një tjetër këndveshtrim.
Një çantë prej kashte edhe në zyrë? Pse, jo…tingëllon shumë elegante dhe verore njëkohësisht. Brock Collection dhe Ulla Johnson na sollën disa modele të përshtatshme të çantave prej kashte që lehtësisht mund të përdoren për në ambiente serioze, për një pasdite të këndshme, për një piknik, për plazh…është modeli ai që bën përcaktimin!
Më poshtë do t’ju sjellim një shumëllojshmëri modelesh, është në dorën tuaj të zgjidhni se cila është e duhura për vendin ku ju dëshironi të shkoni.



















