Fytyra juaj ka nëvojë për një maskë? Atëherë ne do ju sjellim të duhurën për ju. Në një tas të vogël hidhni 1/2 filxhan me ujë të nxehtë, jo të vluar, 1/3 filxhan miell tërshëre dhe përzijini mirë. Pas 2-3 minutash shtoni 2 lugë kos, 2 lugë mjaltë dhe 1 të bardhë veze.
Përzijini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene dhe aplikojeni atë në formën e një masazhi në fytyrë dhe në qafë. Lëreni të pushojë për 10-15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Këtë maskë mund ta përgatisni një herë në javë.