Një banane dhe një avokado! Duket shumë e shijshme kur e dëgjon, por është edhe shumë e mirë për lëkurën e fytyrës suaj. Po! Është një maskë shumë hidratuese dhe për këtë duhet të falenderoni acidet yndyrore omega që gjënden tek bananaja, apo edhe vitaminën A, e cila ndihmon në zhdukjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe rigjenerimin e tyre. Njerëzit me lëkurë të thatë do të çmenden nga kjo përzierje!
Si ta përgatisni?
Gjysmë avokado dhe gjysme banane të pjekur, përzijini mirë në një tas të vogël. Vendoseni në fytyrë në formën e një masazhi dhe lëreni në fytyrë për 20 minuta.
Këshillë e rëndësishme! Ajo nuk është një maskë tipike që qëndron njësh me lëkurën e fytyrës suaj, kështu që përpiquni që ta mbani për një kohë sa më të gjatë të jetë e mundur.



















