Hey, jeni në kërkim të ndonjë maske për fytyrën? Mos u shqetësoni se jua sjellim ne. Ju nevojitet vetëm pak mjaltë dhe kanellë. I keni me siguri në shtëpitë tuaja apo jo?
Në një tas të vogël përzijini mirë këto dy përbërës me njëri-tjetrin dhe masën e krijuar aplikojeni në fytyrë në formën e një masazhi. Lëreni të pushojë për 10-15 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët si normalisht. Kujdes! Keni një lëkurë të ndjeshme? Kanella mund të jetë irrituese për ato që kanë lëkurë shumë të ndjeshme, kështu që përpara se ta vendosni në fytyrë, më mirë provojeni në dorë dhe më pas nëse nuk ju sjell asnjë shqetësim mund ta vendosni në fytyrë.
Kaq e thjeshtë ishte! Këtë maskë mund ta aplikoni një herë në javë, jo më shpesh.



















