Flasim për Miranda Kerr dhe duket sikur koha ka ngrirë për të. Që nga dalja e parë publike, e deri më sot (pas lindjes së një djali), Kerr mbetet një ndër femrat më të bukura të shoubizit, ashtu sikurse ndër modelet më të lakmuara. Kerr nuk ka patur frikë të ndajë me publikun sekretin e lëkurës perfekte, por përgatituni që është shumë larg asaj që mendoni…
Do dëshironim të dëgjonim mbi kremëra apo locione pastruese, maska ose lëndë dehidratuese, pasi këto janë më të zakonshmet kur vjen puna tek rekomandimi i VIP-ave. Ja që Miranda i është drejtuar një metode krejt tjetër – trajtimit me shushunja! “Është shumë adventureske. Shëndeti, ndër të tjera, është edhe mirëqënie. Terapia e shushunjave aplikohet prej mijëra vitesh”, ka thënë Kerr, duke shtuar se kjo ka qenë mënyra e vetme që lëkura e saj të fitojë rininë ‘e përjetshme’.
Shushunjat ushqehen me gjakun e papastër, gjë që çon në ngushtimin e indeve të lëkurës. Nuk mund të ripërdoren të njejtat shushunja dy herë, për arsye higjienike, kështu trajtuesit vendosin t’i eleminojnë. Por, Miranda rrëfen që i ka mbajtur në një kuti, pasi nuk dëshironte të mendonte se do të ngordhnin menjëherë pas trajtimit. Uau, kjo nuk pritej nga Kerr…!



















