Pak ditë më parë, shkruajtëm pikërisht për një nga faktorët kryesorë që çojnë në plakjen e parakohshme të lëkurës. Ishte grimi i syve ai që vuri ekspertët në alarm, kur zbuluan se kjo papastërti gjatë natës ndikon shumë në rrudhjen e zonës përreth mollëzave dhe jo vetëm. Grimi tek sytë nuk pastrohet vetëm me ujë apo pastrues fytyre, ja pse ju nevojitet diçka e veçantë.
Me siguri e dispononi një locion shtesë, që ndihmon në eleminimin e makeup-it pikërisht në këtë pjesë të fytyrës. E vërteta është se po hasni probleme me heqjen e plotë të grimit, sado që mundoheni dhe ushtroni forcë tek pambuku pastrues. Gjithmonë mbetet ndonjë grimcë lapsi aty-këtu ose pak shkëlqim, gjë që tregon se produkti nuk po e bën punën si duhet. Dhe jo, kjo nuk është thjesht një përshtypje juaj e gabuar, pasi locione të kësaj natyre eleminojnë, në fakt, vetëm 75% të grimit. Kështu, ju nevojitet diçka më specifike.
‘Më specifike se kaq?!’, mund të pyesni natyrshëm, por mos u habisni: janë pesë produkte në veçanti ato që do të pastrojnë sytë 100% në më pak se 60 sekonda. Ekspertët i kanë provuar dhe japin garancinë maksimale të funksionimit, e nëse disa ju duken si investime të kota, kujtoni që po parandaloni plakjen e parakohshme të lëkurës. Ne ju thamë…!



















