Nuk ndodh shpesh të shohim ekskluzivitete të firmave të klasit A në kryeqytet. Të dashuruarit pas modës, cilësisë dhe luksit janë ata të cilët rendin pas paraqitjeve klas, që vështirë se ngatërrohet me atë çka shohim në përditshmëri. Në evente ose kudo tjetër, është paraqitja ajo që bën diferencën. Për të gjithë ata që adhurojnë stilin italian në veçanti, kryeqytetit i është shtuar prej kohësh firma simbol e “Made in Italy”. Alviero Martini 1a Classe njihet në të gjithë botën për aksesorët që karakterizohen nga motivi i ‘hartës’ – simbol që ka frymëzuar stilistin Alviero Martini që nga 1990.
Rrugëtimi 28-vjeçar i kësaj firme karakterizohet jo vetëm nga ky stampim dallues, që e veçon brandin kudo në botë, por edhe nga koleksionet e pasura, që sjellin risi sezon pas sezoni. Kërkesa e Alviero Martini? Të vendosë standart në industrinë e modës, duke zgjedhur bashkëpunimin me fabrikat më prestigjoze dhe lëkurën më të sofistikuar, çka i shton vlerën e menjëhershme çdo artikulli që mbart emrin e firmës. Duke filluar nga veshjet, çantat, kuletat e të tjerë aksesorë të Alviero Martini 1a Classe kanë për qëllim të tërheqin pranë vetes femra e meshkuj të prirë drejt elegancës dhe modernes; ata që dëshirojnë të lënë gjurmë në kujtesë për stilin e tyre unik. Aksesori kult mbeten çantat e firmosura Prima Classe, të pakrahasueshme me asgje çfarë keni parë deri më tani.
Për të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin një tjetër prekje shijes së tyre estetike, Alviero Martini 1a Classe Albania vjen me butikun e ri në TEG. Një event i tillë nuk mund të lihet pa një organizim të veçantë, kështu që përgatituni për surpriza. Në ambientin e butikut do të organizohet një shorte, fituesi i së cilit do të marrë dhuratë një valixhe nga Alviero Martini 1a Classe. Për të gjithë ata që nuk do t’i rezistojnë dot blerjeve gjatë eventit, firma kujdeset të dhurojë një shall ose byrzylyk. Sepse përpos cilësisë dhe elegancës, Alviero Martini 1a Classe kujdeset si duhet edhe për klientët besnikë.



















