KreuFashion

Kendall dhe Kylie na prezantojnë koleksionin e ri të rrobave të banjes, ia vlejnë për kaq shumë para?

Përtej faktit që Kardashian/ Jenner arrijnë të sigurojnë para nga çdo gjë, edhe kur marrin frymë, po ju lëmë të shijoni koleksionin e ri të rrobave të banjove që na sjell Kendall dhe Kylie.

Koleksioni i tyre dominohet nga ngjyrat e ndezura si portokalli, e verdhë, apo edhe një ndërthurje të ngjyrave të ylberit, në këtë formë ngjyra juaj e trupit do të bie edhe më shumë në sy.

Nëse nuk keni ende gati rrobat e banjes për këtë verë dhe keni mjaftueshëm para…atëherë mund të bëni tuajën këtë koleksion ku një palë mund ta blini për 148 dollarë. Me pak fat mund t’i gjeni me skonto deri në 58 $.

Si mendoni ia vlejnë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF