Shpesh mund të keni vënë re që lëkura juaj e fytyrës nuk ka një ngjyrë neutrale në të gjithë sipërfaqen e saj; diku është më e errët, diku më e çelët.
Për të zhdukur këtë problem nuk është e nevojshmë që të shkoni në qendra estetike, që padyshim do ju merrnin një % të konsiderueshme të rrogës, por mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Ju nevojitet pak kos, mjaltë dhe shafran i Indisë. Në një tas të vogël bashkoni këto tre produkte me njëra-tjerën dhe masën e krijuar aplikojeni në fytyrën. Ajo shërben si një scrub shumë i mirë për lëkurën tuaj.
Ju e dini se si qumështi, ashtu edhe kosni ka acid laktik që bën një ndryshim të dukshëm në lëkurë duke hequr qelizat sipërfaqësore dhe e bën lëkurën më të shkëqlyeshme ndërsa shafran i Indisë është i dobishëm për luftimin e pigmentimit – perfekt në qoftë se ju që i qëndroni diellit përballë për një kohë të gjatë.



















