KreuFashion

Tonet e tualetit tuaj këtë pranverë sipas stilistëve të njohur

Fajësoni flokët si sirena, apo fuqinë e pashmangshme të rozës, ose thjesht faktin që jemi gati të lulëzojmë dhe ne bashkë me pranverën, por ka diçka të pashmangshme tek tërheqja jonë te paletat e pastelit.

Stilistë me emër si Missoni, Oscar de la Renta, Valentino, etj, kanë bërë pjesë të pasarelave të tyre këtë trend.

“Kemi përdorur ngjyra të errëta dhe vetulla të strukturuara për kaq gjatë, sa ngjyrat e pastelit tashmë thjesht ndihen si gjëja e duhur dhe të japing optimizem dhe freski,” thotë artisti i makeup Daniel Martin. “Kombinimi i ngjyrave opake, të pastelit thjesht duket e mrekullueshme”.

“Ishte një periudhë që shumë njerëz ndiheshin sikur nuk mund të përdornin tonet e pastelit në tualetin e tyre, pasi kishin lëkurë tepër të errët, ose se nuk ishin ngjyra kompakte, por falë teknologjive të reja, tonet kanë më shumë dimension,” thotë Martini. “Roza e salmonit është e bukur në shumë tone lëkure, pasi nuk është as shumë portokalli, as shumë rozë. E verdha gjithashtu mund të jetë surprizuese. Dhe bluja, për sa nuk është e ftohtë, rri mirë thuajse tek të gjithë.”

Këshilla e sezonit: Hiqni dorë nga ngjyrat e errëta si e zeza apo kafja, lërini të ikin me dimrin. Këtë sezon, pastel, pastel, pastel!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF