Me ardhjen e pranverës, jo vetëm gardëroba juaj duhet të ndryshojë, por duhet ta nisni që tek tonet e syve që keni përdorur deri më tani.
Tashmë ka adhur koha që t’u themi “mirupafshim” ngjyrave të tokës, ( ishit shumë të bukura duhet ta pranojmë) për t’ua lënë vendin ngjyrave të ëmbla që të na bëjnë të ndjejmë pranverën që në pamje të parë.
Përveç ngjyrës blu, që tashmë është në modë pasi e kemi parë të gjithë tek Kim Kardashian dhe Mario, ka edhe ngjyra të tjera që do t’ju ndihmojë të jeni shumë “in” për këtë pranverë!



















