KreuFashion

Sekreti i bukurisë, çfarë duhet të bëjë një vajzë gjatë kohës që po pushon?

Nuk ka më mirë se të bësh një maskë për fytyrën.

Pas një dite të lodhshme pune në zyrë, është e nevojshme që të shkarkoni stresin dhe pse jo me një rrugë të bëni dy punë; edhe për përkujdeseni për lëkurën edhe të pushoni! Nuk po flasim për maskat në sallone bukurie, por për ato që mund t’i përgatisni vetë në shtëpi, me produktet që mund t’i keni në frigoriferin tuaj. Sot do ju sjellim maskën me avokado, mjaltë dhe tërshërë. Këto tre produkte bashkojini në një tas të vogël dhe maskën e krijuar aplikohjeni në fytyrë dhe qafë në formën e një masazhi. Lërëni të pushojë për 15-20 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën më ujë të vakët si zakonisht.

Kjo maskë është shumë e mirë për vajzat, por edhe për djemtë të cilët vuajnë nga lëkura e thatë, një ndër shkaktaret kryesore të rrudhave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF