KreuFashion

Kim Kardashian tregon sekretin e saj të bukurisë, i cili kushton thjesht 6$

Nëse mendon se Kim Kardashian ka pamje prej 1 milionë dollarësh, është sepse, e gjithë rutina e saj e bukurisë kushton pak a shumë aq (dakort, rreth 3000$, por prapë…)

Sipas një postimi të Kim në faqen e saj të ëeb-it, ne tokësorët që nuk kemi luksin e të shpenzuarit 3000$ për tualete, nuk kemi pse të harxhojmë paratë e qerasë për të patur një nivel bukurie Kardashian, pasi produkti i saj i preferuar kushton thjesht 6$.

Po! Kim sapo shpalli që rimeli i saj nuk është një formulë prej pluhuri diamantesh, por L’Oreal Paris Voluminous Mascara, i cili është më shumë se i përballueshëm. Ajo thekson se dhe ajo dhe makeup artist i saj Mario Dedivanovic përdorin të njëjtin produkt.

“Ngjyra është toni i duhur i të zezës, dhe realisht ngre dhe ndan çdo fije qerpiku,” shkruan ajo. “Është perfekte për lukun tuaj të përditshëm, ose mund të vendosni disa shtresa për një pamje më dramatike.”

Dhe për çmimin e ulët, shumë të ulët prej 6$, ju, gjithashtu mund ta zotëroni këtë rimel. Kush e tha se Kim Kardashian nuk është njësoj si ne? Dakort, e pranojmë, nuk jemi në të njëjtat situate, por vazhdimisht marrim prej saj disa opsione të lira për standarte bukurie të larta, si për shembull serumi i saj anti-rrudhë, i cili kushton vetëm 9$.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF