Le të themi që ka ardhur vera, ndonëse jo zyrtarisht!
Këtë fundjavë shumë prej jush mund të ketë shkuar në plazh pasi koha ka mbajtur shumë mirë. Siç ndodh gjithnjë përpara se të ikim për plazh, përzgjedhim me kujdes rrobat e banjes, që na nxjerrin trupin tonë sa më në formë, çantën e plazhit, këto dhe shumë të tjera që ju i dini më së miri. Megjithatë, një rëndësi të veçantë duhet t’u tregojmë dhe thonjvë dhe jo vetëm atyre të duarve.
Nëse keni lënë takim tek parukierja dhe nuk e keni vendosur se çfarë ngjyre duhet t’i bëni, Lori Hoxha dhe Kim Kardashia ua lehtësuan punën. Këtë verë, thonjtë duhet të bien sa më shumë në sy, kështu që siguroni që t’i lyeni me ngjyra të ndezuara, rozë si Lori Hoxha, apo edhe verdhë si Kim Kardashian, por pse jo jeshile, apo blu të ndezur.



















