KreuFashion

Bella Hadid dhe Hailey Baldwin sapo na dhanë një ide si të vishemi rehat dhe “hot” në verë!

Ato janë dy nga modelet më “hot” në botë dhe kurrë nuk dështojnë që të tërheqin vëmendje kur parakalojnë qoftë në pasarelë, ashtu edhe në rrugë. Bella Hadid dhe Hailey Baldwin, të dyja vetëm 21 vjeç u siguruan mirë që të gjithë sytë të ishin tek të dyja, të veshura në dukje shumë thjesht, por shumë rehat dhe seksi njëkohësisht.

Bukuroshet kishin zgjedhur xhinse, ndonëse njëra të gjata dhe tjetra të shkurtra, kombinuar me një bluze të bardhë gjysmë, duke vënë më tepër në pah muskujt. Bella i kishte zbërthyer totalisht kopësat e bluzes duke ekspozuar më tepër gjoksin, e ndërsa Hailey kishte zgjedhur që të të kthente kokat e njerëzve drejt saj me këmbët e gjata dhe të nxira.

Modelet e njohura sapo na dhanë një ide se si mund të jemi rehat, seksi dhe “in” , por gjithashtu edhe të rrëmbejmë vëmendjen e njerëzve…djemve më tepër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF