Të gjithë u çmendën pas atleteve Balenciaga, që ishin pak a shumë sikur të vishje një palë çorape.
Nuk kishte VIP shqiptarë ose të huaj që nuk kishin në gardërobën e tyre një palë të tilla, mirëpo sa i përket bluzes së re që Balenciaga ka hedhur në treg, s’besojmë që do të ndodhë e njëjta gjë. Në fakt, nuk dimë se si ta quajmë; bluzë apo këmishë. “T-shirt shirt” e kanë quajtur ndjekësit në Twitter dhe ne jemi plotësisht dakord me këtë emërtim.
Dhe ja tek e keni në këndvështime të ndryshme…Ah, se ndoshta menduat se harruam. Ky “T-shirt shirt” kushton plot 1290$. Mendojeni sikur po blini në bluze dhe një këmishë njëkohësisht!
Dhe ja si duket tek modelet…



















