Me shumë mundësi listës së hiteve ndërkombëtare do t’i bashkëngjitet një këngë tjetër, kënga më e fundit e këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha. Këngëtarja ka lajmëruar fansat e saj nëpërmjet një postimi në Instagram për këngën e sapo hedhur në treg.
Kënga e re “I’m a mess” është tashmë e aksesueshme gjithandej, përfshirë këtu edhe rrjetin Youtube.
Kënga ka dal vetëm 4 orë më parë dhe ka marr mbi 190000 klikime. Mijëra komente shoqërojnë këngën dhe shumë prej tyre janë pozitive dhe komplimentojnë performancën e këngëtares
Këngaëtarja me orgjinë shqiptare numëron disa hiti si: “Me, myself and I”, “Hey mama”, “In the name of love”etj. I urojmë Bebes suksese edhe pse jemi të sigurtë që do të jetë një sukses i padiskutueshëm!



















