KreuCelebrity

E dini çfarë sheh Kroi i Bietës dhe Albanit në Tv? As, kukulla, as reklama, as këngë, por…

Nëse fëmijët në përgjithësi në televizor i tërheqin ngjyrat, filmat me kartona, reklamat apo edhe muzika, për Kroin e mami Bietës dhe babi Albanit, nuk ndodh njësoj si me bashkëmoshatarët e tij.

Edhe pse është vetëm 1 vjeç, i vogli e i bukuri Art i familjes Dudushi është drejtuar nga ekrani i televizorit e gjithë sy e veshë po ndjek edicionin qëndror të lajmeve në Top Channel. Videon që na shkriu gazit e ka postuar Bieta në llogarinë e saj në instagram, së cilës mesa duket Kroi pa ja bën të qartë se çfarë pëlqen e çfarë rruge do të ndjekë.

Në fakt, me dy prindër gazetarë nuk do të ishte aspak çudi nëse në vitin 2040 nga studio e lajmeve të na përshendeste folësi Kroi Art, për të na njohur me të rejat nga vendi, rajoni e bota…

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF