E gjithë vëmendja e botës këto ditë është padyshim në Rusi, aty ku kombëtaret e futbollit të shteteve, po garojnë për trofeun e shumëdëshiruar. Ndërsa në ekranet shqiptare që prej datës 14 qershor ka nisur gara e thithjes së audiencës nëpërmjet programeve sportive, ku komentohen loja, sportistët, golat, tifozët e çdo gjë që ndodh në arenën e madhe të futbollit këtë Botëror.
Pothuajse të gjithë televizionet shqiptare i kanë rezervuar një fashë orari këtij eventi të rëndësishëm, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë që nga moderatorët e programit, e deri tek të ftuarit, apo specialistët e fushës që komentojnë atë që ndodh në Rusi këto ditë. Në një botë meshkujsh si ajo e futbollit, gazetaret apo moderatoret e programeve të sportit, me një rregull të pashkruar, duket se gjithmonë ose shpesh duhet të jenë patjetër seksi dhe të bukura. Kjo është një formulë që sigurisht nuk e shpikëm ne, por kohët e fundit me shumë mjeshtëri e kanë adatuar edhe ekranet shqiptare.
Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se gjithmonë e më shumë vajzat e ekranit në emisionet sportive shqiptare, nuk janë thjesht të bukura, pasi kemi parë një impenjim maksimal prej tyre, për të marrë informacionin e duhur rreth futbollit, lojtarëve apo çdo gjëje tjetër që do t’u duhet për të komentuar në studio. Tani gazetaret e sportit nuk janë më thjesht një aksesor i bukur në ‘vitrinën’ e studios dhe neve na vjen shumë mirë për këtë gjë. Sondazhi i radhës i bordo.al do të jetë pikërisht kushtuar bukurosheve, që ju mbajnë gozhduar para ekranit këto ditë ‘ethesh’ futbolli. Votoni gazetaren më seksi të sportit!
Ilda Bejleri
Vjola Spiro
Fjoralba Ponari
Hygerta Sako
Eva Murati
Bora Zemani
Lei Kraja
Vilma Masha
Orjola Boni
Stela Kotri