Modelja me origjinë kosovare Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj çek, Jakub Kindl këtë muaj do të kurorëzohen në martesë. Martesa do të bëhet në SHBA dhe pritet që të jetë madhështore siç ka thënë vetë modelja.
Mesa duket, përpara ditës së shumëpritur çifti ka vendosur që të bëjë një set fotografik dhe disa nga fotot ajo ka vendosur t’i ndaj me ndjekësit e saj në Instagram.
Mjediset në të cilat janë bërë fotot Afërdita nuk i ka bërë publike, por duhet të themi që duket se është një vend i mrekullueshëm dhe ajo që ka më shumë rëndësi është çifti që duket shumë i dashuruar.
Për këtë set bukuroshja kosovare ka zgjedhur të veshi një këmishë të bardhë dhe më pas një fustan me të njejtën ngjyrë ndërsa partneri i saj ka zgjedhur rroba të errëta për këtë set fotografik.
Në njërën nga fotot ajo ka marrë mijëra përlqime dhe plot komente nga miq e dashamirës, të cilët i urojnë jetë të lumtur!