KreuCelebrity

Kjo vogëlushe sot është një emër shumë i dashur publik!

Flokët e kapura bishtalec, baluket e prera shkurt dhe një buzëqeshje të çiltër fëminore kompleton portretin e një fotoje të hershme, të kësaj vogëlushje që sot është një ndër emrat më të dashur të baletit shqiptar.

Enada Hoxha sot feston ditëlindjen dhe ka zgjedhur të urojë veten nëpërmjet një foto në të cilën ajo ka qenë 10 vjeç. “Është ditëlindja ime, ndihem e bekuar. Ndihem si 10 vjeç”, ka shkruar balerina e njohur nën foto. Ndërkohë që shikimin e thellë e vizionar duket se Enada e ka patur që në vegjëli, por që sigurisht asokohe në formë krejt të papërgjegjshme, shikim ky i cili me siguri ka diktuar suksesin që primabalerina e TOB ka sot.

Ajo që lehtësisht vihet re është edhe fakti që koreografja dhe balerina ka një ngjashmëri të madhe me djalin e saj Roan, i cili sot ka moshën e mamit në këtë foto, pra një bukurosh 10-vjeçar.

Edhe 100 Enada!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF