Instagrami i tij është i mbushur plot me foto dhe video humoristike. Me një natyrë si Ermal Mamaqi në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Video e postuar disa orë më parë nga Ermali na bëri të qeshim me lot.
Teksa ndodhet me pushime me Amin dhe fëmijët në Turqi, moderatori ka realizuar një video, duke i shpallur sfidë Elvana Gjatës. Mesa duket Mamaqit i ka pëlqyer shumë koreografia e këngës së fundit të Elvanës dhe i ka risjellë në versionin ‘alla Ermal’ lëvizjet dhe ‘figurat’ që ka bërë këngëtarja në klipin e këngës “Ku vajti”. Duke bërë edhe të birin Joelin pjesë të idesë së tij të ‘çmendur’, ai ja ka shtuar edhe më dozën e humorit postimit të tij.
“Hë mi @elvanagjataaa e shikon që nuk je e jashtëzakonshme? Hë tani…Ku vajti”, ka shkruar Ermali nën video, duke i shpallur hapur ‘sfidë’ mikes së tij të hershme Elvana Gjata.
Hë mi @elvanagjataaaa e shikon që nuk je e jashtëzakonshme??? hë tani… Ku vajti?