KreuCelebrity

George dhe Amal Clooney vlerësojnë familjen mbi gjithçka, gjesti i tyre i fundit e konfirmon këtë!

Çifti Clooney përmes një deklarate kanë bërë me dije publikun se ata do të dhurojnë 100.000 dollarë për të ndihmuar fëmijët emigrantëve, të cilët janë ndarë nga prindërit e tyre në kufirin midis SHBA dhe Meksikës.

Të pyetur përse kanë zgjedhur ta bëjnë këtë veprim ata kanë thënë: “ Në të ardhmen fëmijët tanë do të na pyesin: A është e vërtetë që vendi ynë ka ndarë fëmijët nga prindërit dhe i ka vendosur ata në qendra ndëshkimi? Ne do t’iu themi po, ata do të na pyesin se çfarë kemi bërë ne në lidhje me këtë, çfarë thamë, ç’qëndrim mbajtëm. Ne nuk mund të ndryshojmë rregullat e kësaj qeverie, por ne mund të mbrojmë viktimat!”, – tha çifti për revistën People në një deklaratë për shtyp.

Clooney Foundation for Justice dhuroi 100000$ për qendrën Young Center for Immigrant Children’s Rights. Që në fillim të majit 2342 fëmijë e emigrantëve, të cilët janë përpjekur të kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, janë ndarë nga prindërit në kufi. Ky informacion është dhënë nga Departamenti i Sigurisë dhe është një strategji e re për emigracionin. Kjo strategji ka hapur shumë debate mes njerëzve të njohur, të cilët e cilësojnë këtë veprim si ç’njerëzor.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF