Portieri i Partizanit, Alban Hoxha është aksidentuar një natë më parë teksa udhëtonte me mesfushorin Lorenc Trashi.
Lajmi është bërë publik nga “Sport Ekspres”, sipas të cilit, dy futbollistët po udhëtonin me makinën tip “BMW X5” të Albanit, por për fat të mirë të dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas mjekëve, mesfushori Lorenc Trashi ka pësuar lëndime në brinjë dhe do t’i duhet të qëndrojë pushim shtatë ditë, ndërkohë që mësojmë se ai sot ka marrë pjesë në stërvitje duke qëndruar i diferencuarpër të zbatuar këshillat e mjekëve.
Sa i përket portierit, Alban Hoxha gjendja e tij është më e qëndrueshme. Makina tip “BMW X5” pothuajse është shkatërruar si pasojë e aksidetit por për fat mirë janë shmangur pasojat fatale.