KreuCelebrity

Ku gaboi Melani Trump që u urrye nga të gjithë!

Zonja e Parë e SHBA ka marrë një lumë kritikash për daljen e saj të fundit, dhe këtë herë për veshjen që kishte zgjedhur.

Melani Trump gjatë vizitës në një qendër në Teksas ku mbahen fëmijët emigrantë, kishte veshur një xhaketë në të cilën ishte shkruar “Nuk më intereson fare, po ty?”.Mesazhi kontraversial i veshjes së saj nuk mund të shpëtonte pa u vënë re dhe të ngjallte një reagim negativ.

Nuk mund të jetë rastësore kjo zgjedhje e Melanisë pikërisht në vizitën te fëmijët e emigrantëve në Teksas- ndërsa Trump pretendon se ky shkrim i dedikohej “Lajmeve të rreme të medias” jo fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre.

 

Melania vizitoi strehën ku mbahen fëmijët e emigrantëve në Teksas një ditë pasi burri i saj firmosi urdhrin ekzekutiv për t’i dhënë fund ndarjes së fëmijëve të emigrantëve nga prindërit e tyre.

Kur u pyet mbi zgjedhjen e bërë në stilin e veshjes nga “Dailymail.com”, zëdhënësja e shtypit të Melanias tha se ishte thjesht një xhaketë pa ndonjë domethënie të veçantë. “Mos u fokusoni te gardëroba e saj”, tha ajo duke shtuar: “Njësoj si ndodhi me takat e saj vitin e kaluar”, duke iu referuar një incidenti të ndodhur në gusht të vitit 2017 kur Melania u vu në lojë publikisht pasi veshi një palë taka me platformë të lartë gjatë një vizite në zonat e shkatërruara nga uragani Harvey.

Pavarësisht protestave të furishme publike mbi xhaketën e Melanias ajo e veshi përsëri  gjatë kthimit të saj në Washington DC. Por jo vetëm, ajo mbante veshur të njëjtën xhaketë edhe në vizitën e bërë në Andreës Air Force Base

Reagimit të medias për veshjen e Melanisë i është përgjigjur zyrtarisht edhe një republikan  i Shtëpisë së Bardhë për CNN. “U bë një mbledhje urgjente i stafit të komunikimeve dhe sqarojmë se shkrimi i xhaketës i referohej  lajmeve të rreme të medias”.

Ndërkohë edhe Trump ka bërë komentin e tij për zhurmën e radhës mediatike, që sjell jo rralë herë familja e tij. “Duhet të mbrojmë kufijtë tanë përndryshe nuk do të kemi më një vend për të cilin të ndihemi krenarë”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF