Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodrigues po shkon shumë mirë, mesa duket çifti është duke shkuar drejt martesës. Pas lindjes së binjakëve të tyre, çifti mendohet se ka vendosur të kurorëzojë marrëdhënien e tyre me martesë.
Këto thashetheme u ndëzën gjatë ndeshjes së Portugalisë me Marokun ku në një moment Rodriguez u fotografua duke i treguar, më saktë duke ju mburrur mikes së saj për unazën prej diamanti të marr nga Ronaldo.
Mikja e saj dukej e shokuar edhe pse nuk dihet nëse mbeti pa fjalë nga lajmi apo nga shkëqimi i unazës Cartier që kushtonte mbi 600.000 paund anglez dhe sipas burimeve futbollisti e ka blerë muajin e kaluar.
Unaza që ajo mban në gisht duket e mrekullueshme dhe ka një diamant verbues!
Mesa duket Rodrigues është shumë krenare për unazën e mrekullueshem dhe shumë të kushtueshme dhe nuk përmbahet dot që mos të shesi mend tek shoqet!
Përsa i përket yllit të futbollit, ai deri më tani ka shënuar 4 gola në Kupën e Botës duke kryesuar listën e golashënuesve.