Nga 14 qershori deri në mesin e muajit Korrik në 12 qytete të Rusisë do të shpërndahen 32 skuadrat që do të garojnë për trofeun më të rëndësishëm të futbollit. Dhe në tribunat e stadiumeve do të ketë një vend special për familjarët, e veçanërisht për bashkëshortet dhe të dashurat e futbollistëve, të cilat shpesh rrëmbejnë vëmendjen ndoshta edhe më shumë se partnerët e tyre që janë në fushën e blertë.
Leonita është e fejuara e futbollistit me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka që luan me kombëtaren e Zvicrës. Graniti dhe Leonita shpallën fejesën 3 vite më parë, ndërsa në korrik të 2017 kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Sara Carbonera është gruaja e një prej portierëve më të mirë të të gjitha kohërave Iker Casillas. Cifti është martuar në vitin 2016 dhe kanë dy djem bashkë.
Yolanthe Cabau në vitin 2010 është martuar me futbollistin hollandez Wesley Sneijden
Jérôme Boateng është i lidhur me Sherin Senler dhe kanë dy fëmijë. Çifti është ndarë për disa vite si pasojë aludimeve për një tradhëti nga ana e futbollistit por më vonë janë lidhur sërish.
Modelja Ann Katherine Brommel është e dashura e futbollistit gjerman Mario Gotze me të cilin është e lidhur që në vitin 2014.
Këngëtarja e famshme Shakira është partnerja e futbollistit Gerard Pique me të cilin ka edhe dy djem.
Georgina Rodrigues, e dashura e Cristiano Ronaldos. Wshtw vetwm 22 vjec. Ajo është njohur me futbollistinqë në vitin 2016 dhe tashmë ka sjellë në jetë edhe një fëmijë.
Portieri i Gjermanisë Manuel Neuer është martuarvitikn e kaluar me Nina Weiss e cila është një piktore dhe mësuese.
Antonella Roccuzzo është bashkëshortja e futbollistitLionel Messi. Vitin e kaluar cifti ëhstë martuar nëqytetin ku janë rritur të dy. Antonella dhe Messi kanë dy fëmijë bashkë.