Vijojnë largimet në Top Channel. Elert Yzeiri, drejtorii i Top News që prej fillimeve të këtij ekrani televiziv nuk do të jetë më në krye të këtij ekrani.
Që me mbërritjen e Ben Blushit, Drejtor i Përgjithshëm i Top News, Elert Yzeiri pati debate me të. Pak muaj më parë përveç drejtimit të kanalit informativ, Yzeirit iu ngarkua edhe përgjegjësia e web-it të këtij televizioni, gjë që u reflektua në fakt.
Por ja që gjithë qetësia e dukshme paska qenë një farsë. Burime për Bordo kanë konfirmuar se dje pasdite në një mbledhje në redaksinë e web-it, vetë drejtori Blushi ka lajmëruar largimin e Elertit nga detyra që mbante.
Vala e largimeve në këtë ekran duket se nuk ka të sosur. Në një këndvështrim edhe mëse e pritshme, pasi drejtori i ri do t’i japë fytyrën e vet ekranit. Deri më tani ajo që është mëse e dukshme është politika editoriale e lajmeve që është tërësisht e re. Sa i përket Top News ende nuk dihet se cili emër do ta zëvendësojë. Fakt është se pakënaqësitë me stafin e hershëm të kësaj media të madhe nuk kanë sosur ende. Ndër vite të bujshme nga Top Media kanë qenë largimet e Enkelejd Jotit, Mentor Kikia, Rudina Xhungës, Skerdi Drenovës, Sokol Ballës apo edhe Erion Yllit!