Këshilla për estetikën jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh për fermrat, kjo jo për faktin se meshkujve nuk u interesojnë, por thjesht ata grinden më pak. Qëllimi i tyre për t;u dukur në formë është po aq i rëndësishëm. Le të rendisim disa këshilla, të cilat çdo mashkull duhet t’i dijë për t’u kujdesur për pamjen e vet.
Gjithmonë tregoni berberit se sa kohë ka kaluar nga hera e fundit kur i keni prerë flokët
Berberët e dinë sa kohë i nevojiten flokëve të rriten, prandaj, nëse ju tregoni se sa kohë ka kaluar qysh nga prerja e fundit, ata mund ta imagjinojnë se si i keni pasur flokët atëherë, transmeton Telegrafi.
Përshtatni flokët me formën e fytyrës
Nëse keni fytyrë rrethore, pritini flokët më shumë anëve. Por, nëse keni fytyrë më të gjatë, kërkoni flokë më të gjatë anëve.
Pritini flokët çdo një muaj
Nëse keni flokë të shkurtra, këtë duhet ta bëni më shpesh, por nëse i keni flokët e gjata, atëherë është në rregull të prisni një muaj deri në një muaj e gjysmë.
Shumica e profesionistëve pajtohen me mendimin se flokët duhet të lahen më së shumti tri herë brenda jave. Disa berberë, si Van Capizzano, këshillojnë edhe shmangien e shampos.

Ballist Morina më në fund i lirë!



10 futbollistët më seksi!








Massimo Palumbo, the ultimate idealist …

Massimo Palumbo, idealisti i fundit…






