KreuCelebrity

Arsyeja e vërtetë pse Meghan Markle vesh vetëm taka!

Kur ajo u shfaq pak ditë më parë në një ndeshje kroketi në Dublin, e veshur me një palë këpucë stileto me taka të larta, të gjithë menduan si ka mundësi që Meghan nuk zgjodhi një palë këpucë më sportive dhe komode duke qenë se një fushë me bar ku luhet sporti i kroketit nuk është vendi ideal për të mbajtur taka.

Por mesa duket Dukesha e Susexx paska arsye vërtetë të fortë që e detyron të mbajë taka edhe në rastet kur duhen atletet apo këpucët komode. ‘Faji’ për këtë qenka i 18 centimetrave diferencë që ajo dhe bashkëshorti Harry kanë në gjatësi, duke bërë që fotot e çiftit të krijojnë një disbalancë që nuk mund të tolerohet në rastin e një çifti kaq të rëndësishëm si ai i pallatit mbretëror të Anglisë.

Përveç takave, Meghan dhe Harry duhet të kenë shumë kujdes edhe në zgjedhjen e veshjeve në mënyrë që diferenca e madhe në gjatësi të kamuflohet në një farë mënyre.

Sigurisht që këto ‘truke’ çifti më i ri i familjes mbretërore është i detyruar t’i bëjë vetëm në daljet publike, pasi në intimitetin e tyre ku, nuk ka kamera dhe paparazze me siguri që Meghan nuk rri në majë të takave!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF