KreuCelebrity

Ylli i pornografisë që akuzoi Trump përfundon në pranga!

Pornostarja e njohur me emrin artistik Stormy Daniels e cila u vu në qendër të mediave botërore pas deklaratës së fortë se kishte pasur një aferë seksuale me Presidentin amerikan Donald Trump, është arrestuar në Columbus, në Ohajo.

Stormy Daniels u arrestua teksa performonte në një stripclub. Dhe në fakt akuza na duket paksa qesharake, ‘theu ligjet e shtetit, pasi i la klientët ta prekin’. Kushedi sa do jetë lodhur policia ta konstatojë këtë shkelje.

Avokati i Stormy Daniels në një postim në rrjetin social pas arrestimit ka shkruar; “Është absurde që policia përdor resurset e saj për operacione si ky. Dëshpërim i madh, do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë për të hedhur poshtë akuzat” , tha avokati.

Pornostarja amerikane më parë ka deklaruar se ishte paguar 130 mijë dollarë për të heshtur për takimin me Trump  në një darkë,  ku më pas sipas saj, ajo kishte marrë premtin nga ai se do ta fuste në botën e showbizit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF