KreuCelebrity

12 VIP-at që kanë folur për depresionin ankthin apo shëndetin mendor!

Një nga shqetësimet psikologjike më të përhapura dhe më të mëdha në botë është depresioni. Të prekurit nga kjo sëmundje janë të shumtë por jo të gjithë e pranojnë, ndërkohë që më së shumti e rëndojnë situatën duke mos folur fare për të. Psikologët këshillojnë që hapi i parë për ta luftuar atë është pikërisht të flasësh për shqetësimet që të shoqërojnë gjatë ditë-natës.  Dhe në fakt kështu kanë zgjedhur të bëjnë 12 nga personazhet e njohur në botë, të cilët duket qartë se nuk e njohin kompleksitetin ndaj dhe kanë ndarë me mediat periudhat e errëta të jetës së tyre.  

Kendall Jenner

 

 

“Kam një ankth aq të keq për shkak të gjithçkaje që ndodh rreth e rrotull meje saqë ngrihem në mes të natës me sulme paniku”, i tha ajo Cara Delevigne në një intervistë për Harper’s Bazar. “Nga t’ia filloj?”

Çdo gjë është kaq tmerrshme. Mendoj se bota ka nevojë për më shumë dashuri. Do të doja të kisha fuqinë që ta dërgoja Kupidin rreth e rrotull planetit.  Nëse futesh online shikon njerëz që i thonë gjëra nga të tmerrshmet njëri-tjetrit saqë është shumë e vështirë të qëndrosh gjallë në këtë botë”

Adele

“Mund të hyj dhe dal nga depresioni lehtësisht”, tha Adele për ‘Vanity Fair’. “Pas lindjes së djalit hyra në depresion dhe kjo më frikësoi”, tha ajo. “Nuk fola me askënd për këtë pasi hezitoja …Katër nga miqtë e mi ndjeheshin njësoj si unë, dhe të gjithë ndiheshin të turpëruar për të folur mbi këtë”.

Beyonce

Në 2006 Beyonce pranoi se ra në depression pas ndarjes së grupit Destiny’s Child. “Nuk haja më dhe vetëm rrija në dhomën time. Ndihesha sikur nuk i përkisja asnjë vendi dhe pyesja veten, “kush jam unë? Kush janë miqtë e mi? Jeta ime ndryshoi komplet”. Në 2011 ajo tha për ‘The Sun’ se mori një vit pushim që të kujdesej për veten e saj pasi nuk mbante mend ditët apo ku ndodhej.

Miley Cyrus

Miley Cyrus foli për ‘ELLE’: “Depresioni është një çështje për të cilën njerëzit nuk dinë si të flasin që ska problem nëse ndihesh i mërzitur. Ka patur një periudhë kohe kur kam rënë në depression. U mbylla në dhomën time dhe babait tim i’u desh të shkallmonte derën. Çdo njeri mund të përfitojë duke folur me dikë tjetër nëse ka rënë në depresion pasi mund ta ndihmojë shumë”.

Dakota Johnson

Në ankth: “Ndonjëherë më kapin kriza paniku deri në atë pikë saqë nuk e di ku jam apo se ç’po bëj. Më ndodh shpesh të kem kriza paniku dhe më tmerron fakti nëse kjo do të më ndodhte nëpër audicione”.

Chrissy Teigen

Chrissy Teigen tregoi çdo gjë rreth diagnostikimit me depresion pas lindjes për Glamour. “Si ka mundësi që unë ndihem kështu kur çdo gjë është kaq e bukur? E kam patur shumë të vështirë që ta pranoja këtë situatë dhe hezitoja të flisja për këtë. Nuk çohesha nga krevati dhe nuk kisha as uri për ditë me radhë por ajo që vërtet më lëndoi është marrdhënia e keqe që kisha me njerëzit që më rrethonin.

Lady Gaga

“Kur karrierra ime pësoi një rënie, nuk mbaj mend asnjë gjë. Isha e traumatizuar, kisha nevojë për t’u relaksuar dhe u kujdesa shumë për veten”

Selena Gomez

“Kam zbuluar se depresioni, ankthi dhe sulmet e panikut mund të jenë efekte anësore të lupusit”, tha Selena për People. “Unë dua të fokusohem te shëndeti im dhe mendoj se të kujdesësh për veten dhe shëndetin tënd është shumë e rëndësishme”.

 

Zayn Malik

Zayn Malik ka ‘luftuar’ me ankthin. “Më pëlqen të performoj, të lëviz dhe nuk dua të bëj asnjë punë tjetër. Ja përse ankthi im është kaq I vështirë për tu shpjeguar. Është një betejë me veten pasi të bllokon mendimet racionale. Kur ti do diçka që është që e di se do të të shërbejë për mirë ankthi të thotë diçka krejt tjetër”.

 

Princess Diana

Ja çfarë ka thënë Diana në një intervistë për depresionin pas lindjes në 1995-ën, “Nuk ndihesha mirë fare kur isha me depresion pas lindjes, gjë e cila nuk u diskutua kurrë… dhe ato ishin kohëra të vështira. Çohesha në mëngjes e lodhur, nuk doja të çohesha nga krevati, ndihesha sikur askush nuk më kuptonte dhe vetvlerësimi im ishte shumë I ulët.”

“Kur askush nuk të dëgjon, ose ti mendon se askush nuk të dëgjon çdo gjë mund të ndodhë. Për shembull ndihesh kaq keq përbrenda saqë lëndon veten sëjashtmi pasi ke nevojë për ndihmë edhe pse e kërkon në mënyrën e gabuar. Njerëzit mendojnë se e bën këtë pasi ke nevojë për vëmendje meqënëse je një person publik…. Nuk më pëlqente vetja dhe ndihesha keq.”

Prince Harry

 

“E kam kaluar të gjithë jetën time duke thënë ‘Jam mirë’, tha Princ Harry gjatë një interviste për ‘The Telegraph’.

“Mund të them që humbja e nënës në moshën 12 vjeçare dhe mbyllja në vetvete për 20 vjet me radhë ka ndikuar shumë, jo vetëm në jetën time personale, por edhe në punë. Kam qenë shumë herë në prag të depresionit dhe vëllai im është një bekim për mua. Ai më thoshte ‘kjo është e gabuar, kjo nuk është normale – ti ke nevojë të flasësh për këtë. Krejt paprituar i gjithë pikëllimi që unë kisha mbledhur përbrenda filloi në njëfarë mënyrë të çlirohej”.

Cara Delevigne

“Unë nuk jam hapur më parë për këtë po kjo është një pjesë e asaj që unë jam. Tha Cara në 2015. “Krejt papritur rashë në depresion dhe godisja kokën pas një peme derisa gjakosesha”.

Glen Close

Glen Close është themeluesja e Bring Change to Mind (sill ndryshimin në mendje) në 2010, një organizatë e cila siguron mbështetje, trajtim dhe informacion mbi sëmundjet mendore.

“Nuk e kuptova kurrë se kisha nevojë për ndihmë”, tha Glen për Mashable. “Ndjeva këtë forcë të madhe mbi vete që ishtë shumë dhe e vështirë. Është shumë e vështirë që paragjykimet të tejkalohen kur njerëzit e kanë tashmë një opinion mbi personat që vuajnë nga një sëmundje mendore. Ajo që ata nuk dinë është se sëmndjet mendore janë më të pranishme në jetën tonë seç ata e mendonjnë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF