Miqtë e vërtetë janë të rrallë dhe si të tillë gjithmonë mbajnë një vend të veçantë në zemrat tona. Është shumë e rëndësishme t’i kemi ata gjithmonë pranë, por ndonjëherë jeta është e padrejtë dhe e tillë u tregua me Dr. Florin që humbi jetën disa vite më parë. Mungesa e tij ndjehet shumë tek miqtë dhe të afërmit dhe sot mesa duket ka qenë një ditë e vështirë dhe e mbushur me mall për Landin, mikun e vjetër të Dr. Florit.
Gjatë një udhëtimi me makinë, ka qenë një këngë që ai po dëgjonte që i ka kujtuar këngëtarin e ndjerë dhe këtë moment Landi e ka ndarë me të gjithë. Në postimin e tij shkruhet: “ Dr. Flori, Do të na mungosh për pjesën e mbetur të jetës”.
Nuk ka si të ndodhte ndryshe, miqtë e mirë nuk harrohen kurrë!