Samantha Markle ka shpërhtyer keq ndaj motrës të saj Meghan, duke thënë se Princ Harry ka bërë zgjedhjen e gabuar për zgjedhjen e gruas të tij, duhet të ishte martuar me ish-in e tij, Cressida Bonas
Edhe pse Meghan dhe gjysmë-motra e saj Samantha kanë vite që nuk flasin me njëra-tjetrën, kjo e fundit gjithmonë e ka kritikuar aktoren. Madje edhe sot kur ajo është pjesë e familjes mbretërore, Samantha nuk është tërhequr aspak. Përkundrazi duket se ka mbledhur shumë vrer deri sot që shfaqet me këto deklarata plot urrejtje për motrën e saj.
Me anë të një postimi në Twitter, Samantha e ka etiketuar Dukeshën e Sussex si ‘Dukesha e Nonsense” dhe se princeshë Diana do ndihej e turpëruar nëse do ishte gjallë. Ajo gjithashtu ka akuzuar Princin Harry se u përul para gruas së tij të re, madje e ka cilësuara atë si një njeri të dobët.
“Harry është një njeri i dobët që lejoi Dukeshën e Nonsense të nëpërkëmbë njerëzit që e rrethojnë, sidomos familjen e saj”, – shkruan Samantha.











Gol Kroacia, festa Eminës do t’ju kënaqë

Zajmina edhe karamele edhe çokollatë





Argjentina Ramosaj publikon “Sekretin”


