KreuCelebrity

Meghan Markle irriton fansat, e quajnë tradhtare!

Dukesha e Sussex është shfaqur e shoqëruar nga mbretëresa Elizabeta II dhe gjatë kësaj daljeje të dyja kanë ndaluar për të përshëndetur mbështetësit e Oborrit Mbretëror.
Nuk është më e re që çdo dalje e Meghan në publik të kthehet në lajm dhe kështu ka ndodhur edhe këtë herë. Gjatë komunikimit me mbështetësit e Oborrit Mbretëror ajo ka ndaluar për të folur me një vajzë. Vajza ka bërë një video, të cilën e ka shpërndarë në rrjetet sociale. Video ka tërhequr vëmendjen sepse aktorja ka folur me një theks të çuditshëm britanik.

 

Dihet që Meghan është amerikane dhe fakti që ka adoptuar kaq herët theksin britanik i ka bërë përshtypje shumë personave. Nuk kanë munguar ata, të cilët mendojnë se Dukesha e Sussex është në përpjekje të vazhdueshme për t’u parë si pjesë e familjes mbretërore dhe për këtë arsye bën çdo gjë që është e mundur. Shumë prej fansave nuk e kanë pranuar këtë ndryshim të papritur sepse mendojnë që kjo është një formë tradhtie kundrejt origjinës së saj dhe ka pasur edhe nga ata që e kanë cilësuar theksin e Meghan si të shëmtuar!

Gjithashtu mediat amerikanë kanë reaguar duke mos e pritur mirë theksin e saj. Mediat kanë theksuar që Oborri Mbretëror nuk pranon asnjë theks tjetër përveç atij britanik të pastër me një theks të mirëfilltë, për ta mënyra sesi Meghan flet duket si shaka pa kripë.

Paçka të gjithë zhurmës që kjo video shkaktoi Meghan prej disa muajsh ka marr leksione nga Samantha Cohen, këshilltarja e mbretëreshës për të rregulluar tonin e zërit dhe për të modifikuar theksi e saj, kështu që dita përpara se Meghan të vij me një theks tipik anglez nuk është e largët.