Të gjithë e njohin Manjola Nallbanin. Zëri i saj i veçantë, karriera shumë e gjatë në muzikë, por edhe interpretimet e saj në filma, e kanë bërë emrin e saj të njohur në të gjithë brezat.
Këtë herë ajo vjen me një imazh tjetër, jo më si këngëtare po si një njëri që ka vlera të larta humane, të cilat i përcjell me hijëshi ashtu siç na ka përcjell gjithçka tjetër.
Gjatë intervistës së saj në emisionin Rudina, pasi u pyet nga moderatorja në lidhje me një foto që kishte publikuar në Instagram, këngëtarja bëri të ditur një nga pjesët e jetës së saj që kishte vendosur që ta mbante larg syrit të publikut.
Bëhet fjalë për të dhuruar gjak dhe ajo prej vitesh është pjesë e fushatës sensibilizuese për dhurimin e gjakut për të sëmurët hemofilikë dhe për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje të tilla që e kanë të domosdoshme transfuzionin e gjakut.
Gjatë bisedës, përveçse foli për procesin e dhurimit të gjakut ajo gjithashtu bëri dhe një thirrje sensibilizuese për të gjithë artistët që të jenë pjesë e kësaj fushate.
“Figura jonë shërben për të sënsibilizuar më tepër seç mund të bëjë një njeri që ka këtë lloj popullariteti: Nuk është sakrificë, janë minuta që jep gjak dhe shpëton një jetë njeriu” – tha këngëtarja.
Në një kohë kur gjithçka që ndodh në jetën e të famshme bëhet publike përpara se të ndodhë është rast i veçantë dhe për t’u vlerësuarqë një artiste me famë në Shqipëri të vendosë të bëj diçka kaq të madhe dhe në fshehtësi të plotë.
Ky veprim na ngjall respekt të veçantë për artisten dhe mbi të gjitha risjell në vëmendje që të bëhemi pjesë e fushatave të dhurimit të gjakut nëse mundemi sepse shpëtojmë një jetë njeriu duke humbur vetëm 10 minuta nga jeta jonë!




Dua Lipa për herë parë ndryshe!








Humbje tragjike për Tina Turner



Ja fotot ‘hot’ të Rita Orës në jaht



Demi Rose super “hot” mbuluar me lule!

