Ardit Gjebrea dhe Andresa kanë vite që punojnë sëbashku dhe tashmë nga kjo ka lindur një miqësi e bukur. ata shpenzojnë kohë bashkë, kanë miqësi të përbashkët dhe mesa duket kanë edhe sens të njejtë humori!
Këtë herë ka qenë Arditi që ka shpërndarë një video të Andresës në Instastory. Ajo duket si fëmijë i lumtur dhe ndërkohë rrotullohet e shtrirë në bar ndërkohë që Arditi i bën një video. Në një moment Andresa nuk e shikon që Arditi është afruar shumë dhe ai e tremb. Në atë moment të dy qeshin dhe ajo e përfundon gjithçka me një puthje për të gjithë shikuesit!
Një marrëdhënie e veçantë mes kolegësh që përcjell pozitivitet dhe mbi të gjitha duket shumë e sinqertë!



















