Këngëtarja shqiptare Linda Halimi, e zhvendosur prej kohësh në Amerikë ku jeton me partnerin e saj, reperin amerikan Big D, ishte tërhequr pak kohët e fundit nga rrjetet sociale, por sot u rikthye duke na prezantuar një dhuratë, për të cilën duket se është gëzuar pa masë.
Linda është surprizuar nga bashkëshorti i saj me një dhuratë aspak të zakonshme, një makinë fringo të re dhe të tipit “Cadillac ATS Coupe”.
Këngëtarja ka postuar në Instastory makinën e saj të re, teksa duket hapur entuziasmi që e ka mbërthyer.