KreuCelebrity

Ishi i Johnny Depp martohet në fshehtësi të plotë!

Vanesa Paradis është aktore dhe këngëtare e njohur franceze, por për pjesën më të madhe tonën ajo është ishi i Johnny Depp. Ata kanë pasur një lidhje të gjatë që datonte në 1998 dhe përfundoi në vitin 2012. Çifti nuk e kurorëzoi asnjëherë marrëdhënien e tyre me martësë edhe pse kanë dy fëmijë.

Mesa duket Paradis ka vendosur të lërë totalisht pas kujtimin e tij duke u martuar në fshehtësi me regjisorin Samuel Benchetrit. Ata janë në një marrëdhënie që prej vitit 2016 pasi luajtën sëbashku në filmin Chien.

Gazeta franceze Le Parisien bën me dijë që ceremonia e martesës u bë në Francë, në bashkinë Saint Simeon. Nusja kishte fustan ngjyrë kremi në të bardhë dhe flokët i kishte zbukuruar me lule.
Në ceremoni morën pjessë edhe fëmijët e vajza e Paradis dhe Johnny Depp, 19- vjeçarja Lili – Rose Depp dhe Jack Depp.

Më herët gjatë javës u komentua që djali i Pardis dhe Depp kishte probleme serioze me shëndetin, por mesa u pa arsyeja e vërtetë përse ajo nuk ishte në premierën e filmit të saj ishte martesa me Benchetrit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF