KreuCelebrity

Pse vetëm Emily? Edhe Gigi tregon format në Mikonos!

Modelja e ëmbël Gigi Hadid ka kaluar  një fundjavë mes mikeshash në Mykonos.  Bukuroshja ka treguar format e saj me një palë bikini rozë, duke zbuluar pushimet bashkë me modelen tjetër Emily Ratajkowski.

23-vjeçarja duket mjaft joshëse sëbashku me disa modele të tjera teksa marrin rreze dielli ulur në bordin e një jahti. Ng fotot e paparacit vihet re se vajzat janë larguar nga një hotel në Santa Marina për të vijuar shëtitjet me jaht në det. E ku ka pushimet më të bukura se kaq.

Fotot na prezantojnë edhe vajzat e tjera po aq sexy, që shijojnë shëtitjen me jaht, shkujdesur duke “kënaqur” dhe fotografët, duken aq në formë teksa shijojnë sëbashku pije, biseda dhe rreze dielli.